Raporti i fundit: Tri raste pozitive me Covid
Në Kosovë përgjatë 24-orëve të fundit janë paraqitur tri raste të reja me Covid-19. Kjo u bë e ditur në bazë të raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas IKShPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 99 qytetarë.
Momentalisht numri i rasteve aktive është në 26.Në 24 orët e fundit dy pacientë kanë arritur të shërohen dhe 16 të tjerë janë vaksinuar.
