Haradinaj: Shumë më shumë të këqija po i bën Kosovës kryeministri Kurti, se Faton Hajrizi
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka drejtuar kritika të ashpra për kryeministrin Kurti.
Kreu i AAK-së ka thënë se Kurti është njeriu i Serbisë, duke shtuar se punët e kryeministrit nuk janë në favor të Kosovës por në interes të Serbisë.
Derisa kryeministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë kishte kërkuar që të mos heriozohet një kriminel ordiner, Haradinaj thotë se më shumë të këqija ka bërë Kurti Kosovës sesa Hajrizi.
“Me respekt për popullin tim ky njeri është i Serbisë, punët e tij nuk janë në favor të Kosovës por të Serbisë; e dobëson shumë Kosovën dhe e forcon shumë interesin e Serbisë dhe grupet që rrezikojnë. Këtë e bënë me agjendë, sepse e ka detyrë. Nëse Serbisë i duhet me ia dhënë ndonjë fuqi Albinit, sepse atë kujdesen mos me ra njeriu i tyre, ia kthejnë trupin i bëjnë edhe favore të tjera, vajtojnë për dinarin dhe për gjëra të tjera me qëllim për t’u kamufluar dhe me u fshehë pra njeriu i tyre, ky është njeriu i tyre. Unë mendoj që shumë më të këqija po i bën Albini Kosovës, sesa Faton Hajrizi. Veprat e krimet e tyre janë shumë më të mëdha. Të këqija që ka mundur me i bë Faton Hajrizi, ky është duke i bërë të këqijat e udhëheqësit të shtetit dhe në emër të shtetit ku është duke bërë shumë më të këqija sesa Faton Hajrizi”, ka thënë ai për EkonomiaOnline.