Ramaj: Prindi i një vajze duhet t'i gjejë 2100 euro çdo 4 muaj per terapitë e vajzës – ShSKUK'së i kanë tepruar 1.3 milion euro - NACIONALE

Ramaj: Prindi i një vajze duhet t'i gjejë 2100 euro çdo 4 muaj per terapitë e vajzës – ShSKUK'së i kanë tepruar 1.3 milion euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetarja Saranda Ramaj, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për mosshfrytëzimin e 1.3 milionë eurove në kategorinë e barnave ndërkohë që qytetarët përballen me vështirësi financiare për sigurimin e terapive të ndryshme.

Zonja Ramaj ka treguar për një rast se si një prind dëtyrohet të sigurojë plotë 2100 euro çdo 4 muaj për të blerë terapinë e nevojshme për vajzën e tij në gjendje pas transplanti.

Ajo tha se kjo familje për të siguruar këtë shumë ose ndihmohet nga të afërmit ose detyrohet të hyjë në borxhe.

Postimi:

Këto janë llogaritë e një prindi të cilit i duhet të gjejë nga 2100 euro çdo 4 muaj per t'i siguruar terapitë e vajzës në gjendje pas transplanti.
Shteti nuk e ndihmon.

ShSKUK-së veç vitin 2022 i kanë mbetur 1.3 milion euro të pashfrytëzuara nga kategoria e barnave.

Kjo familje çdo 4 muaj ose ndihmohet nga familjarët ose futet në borxhe.

Sa familje në Kosove dë të mund të siguronin me vite këtë shumë?

Lajme të ngjashme