Ramaj: Për keqardhje se si Qeveria Kurti nuk po e kupton urgjencën e veprimeve në shëndetësi - NACIONALE

Ramaj: Për keqardhje se si Qeveria Kurti nuk po e kupton urgjencën e veprimeve në shëndetësi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetarja e sektorit të shëndetësisë, Saranda Ramaj, thotë që Lëvizja Vetëvendosje dhe Qeveria Kurti nuk po e kuptojnë rëndësinë e shëndetësisë dhe urgjencën për veprim.

Përmes nja statusi në llogarinë e saj në Facebook, Ramaj ka shkruar se ky sektor kurrë nuk ka qenë mirë dhe se nuk ka pasur kurrë vizion. Pavarësisht se thotë që këtë gjendje nuk e ka sjellë VV-ja, Ramaj shkruan se edhe tani investimet në shëndetësi janë të pakta dhe se gjendja është është më së keqi që nga paslufta.

“Kjo për shumë arsye, dhe për këto arsye shëndetësia do të duhej të trajtohej seriozisht.

Përderisa krejt vitin në sektorin publik në shëndetësi nuk janë investuar as 10 për qind nga buxheti për investime kapitali, sistemi privat këtë vit ka investuar miliona euro.

Me spitale që po kthehen në “qendra të dobëta” e të harruara nga shtetet, janë krijuar spitale private që rrezikojnë “grabitjen” e punonjësve të publikut.

Mjekët në spitale publike janë të keq paguar. Kjo i bënë me lehtë të “negociushëm” për secilën pozitë”, shkruan Ramaj.

Sipas saj, gabimet sistematike të të gjitha qeverive “në mënyrën në mënyrën e ndarjes së specializimeve ka krijuar pabarazi edhe në mesin e tyre”, teksa shton se mungesa e aparaturave, barnave dhe trajnieve të reja në mjekësi u ka vështirësuar rrugëtimin.

Gazetarja mendon se kjo qeveri nuk ka asnjë ide për të t’i zgjidhur këto probleme.

“Në vend të saj Qeveria Kurti na ka tregu qysh vendosën njerëz jokompentent në pozita menaxheriale, që shohin andrra e që kurrë në jetë të vet nuk i kanë menaxhu nga dy punëtor. Krejt kjo se kjo qeveri ka besu që ata janë të pa korruptuar”, thonë Ramaj.

Ajo shton se me ardhjen e kësaj qeverie është shkëputur edhe komunikimi mes hallkave të sistemit.

“Takimet zyrtare të menaxherëve janë kthy në arena të grindjeve personale e të paarsyeshme. E kështu nuk luftohet korrupsioni. Kështu mirëmbahet zinxhiri i korrupsionit”, thotë Ramaj ndër tjerash, e cila shton se kritika për menaxhimin në shëndetësi do të duhej të vinte nga deputetët e mazhorancës.

Lajme të ngjashme