Ramadani: Xhelal Sveçla protesto me dorëheqje, të manipuluan për urën - NACIONALE

Ramadani: Xhelal Sveçla protesto me dorëheqje, të manipuluan për urën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeinspektori i AKI-së Burim Ramadani i ka bërë thirrje ministrt të punëve të brendshme Xhelal Sveçla që të jap dorëheqje. Sipas tij, atë e manipuluan kur i thanë se ura e Ibrirt do të hapet.

“Jep doreheqje si protestë që të kanë manipuluar ty se “hapja e Urës është çështje e kryer!” dhe ti Policinë, rrjedhimisht Kosovën!

Si Ministër i Punëve të Brendshme (në këtë rast pa brushë në dorë!) do të mbetesh në histori të Kosovës:

ose si ai që manipuloi skajshmërisht Policinë;

ose si ai që u dorëhoq duke protestuar edhe ndaj Kryeministrit kundër manipulimit të Policisë!

E ke rastin të zgjedhësh!” – ka shkruar ndër të tjera Ramadani.

E plotë:

Xhelal Sfeçla, protesto me dorëheqje, të manipuluan!

Jep dorëheqje Xhelal, e acarove raportin me NATO/KFOR, por nuk paske ditur gjë që synimi i këtyre sipër teje paska qenë që çështjen e Urës ta rikthejë në dialog në Bruksel, nga ku i dëgjojmë përrallat për ‘kushte’ të Serbisë rreth Suhodollit. Kjo ndodhi hiq më larg se dje!

Xhelal,

Reago! Protesto!

Jep doreheqje si protestë që të kanë manipuluar ty se “hapja e Urës është çështje e kryer!” dhe ti Policinë, rrjedhimisht Kosovën!

Si Ministër i Punëve të Brendshme (në këtë rast pa brushë në dorë!) do të mbetesh në histori të Kosovës:

ose si ai që manipuloi skajshmërisht Policinë;

ose si ai që u dorëhoq duke protestuar edhe ndaj Kryeministrit kundër manipulimit të Policisë!

E ke rastin të zgjedhësh!

Atë “Amanetin për kufirin” e vazhdon ndokush tjetër ndoshta!

Lajme të ngjashme