Ramadani thotë se personi që kërcënoi Haradinajn është familjar i Adnan Rrustemit, jep edhe detaje të tjera
Deputeti i zgjedhur nga Aleanca, Burim Ramadani, ka shkruar se personi që kërcënoi Ramush Haradinajn është famljar i deputetit nga Vetëvendosje, Adnan Rrustemi. Ai ka dhënë edhe detaje të tjera në lidhje me familjen e kërcënuesit, për të cilët thotë se kanë qenë anëtar të UDB-së, serbe.
E plotë:
Adnan Rrustemi ishte sot në Kuvend në kohën kur familjari i tij kah dajët, Skënder Llugiqi, bëri thirrje për vrasje të Ramush Haradinajt.
Kjo pjesë e familjes Llugiqi nga Dobraja e Lipjanit janë një derë me Tefik Llugiqi, tradhëtarin e famshëm që i shërbeu Millosheviqit.
Nuk e pashë ende që Adnan Rrustemi u distancua apo dënoi thirrjen për vrasje që bëri i afërmi i tij, Skënder Llugiqi.
Çka me thënë më shumë në këtë rast?!