Ramadani: Po shihet kush u shit, Kica zbriti në opozitë e Grainca u ngrit nga opozita në pushtet - NACIONALE

Ramadani: Po shihet kush u shit, Kica zbriti në opozitë e Grainca u ngrit nga opozita në pushtet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Shkodran Ramadani ka deklaruar se krahasimet ndërmjet deputeteve Doarsa Kices dhe Adelina Grainca nuk qëndrojnë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar Derisa Doarsa Kica ka zbritur nga pushteti në opozitë, kurse Adelina Grainca është ngritur nga opozita në pushtet.

Po shoh shumë njerëz që po duan ta mbrojnë Doarsa Kicen duke e krahasuar me Adelina Graincen. Me demek, ‘nëse Adelina ka pasë të drejtë, pse të mos këtë edhe Doarsa?’ Mirëpo, situata dallon shumë. Derisa ndryshimi i Doarsa Kices nga pushteti drejt opozitës është i shtrire në disa muaj, Adelina Grainca para ditë ka qenë opozite kundër Vjosës, mas ditë e ka shitë votën në një pazar mes pushtetit te Albin Kurtit dhe atyre që ai dhe njerëzit e tij dikur i quan ‘Mafi e Betonit’. Derisa Doarsa Kica zbriti nga pushteti ne opozite, Adelina Grainca u ngrit nga opozita ne pushtet. Po shihet kush u shit. MerrJepi i vërtetë është në VV. Jo diku tjetër”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme