Ramadani për denimin e Calit: E padurueshme lehtësia me të cilën injorohen rrethanat e ngjarjeve - NACIONALE

Ramadani për denimin e Calit: E padurueshme lehtësia me të cilën injorohen rrethanat e ngjarjeve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shkodran Ramadani, ka reaguar pas denimit prej 26 vjetëve burg, ndaj Salih Mustafës.

Sipas Ramadanit është e padurueshme lehtësia me të cilën shkruhet një aktakuzë që injoron kaq shumë rrethanat e njarjeve, e që qon në një denim kaq të madh.

Ramadani ka dekonstruktuar këtë situatë, duke dhënë shifra të civilëve shqiptar të vrarë pikërisht në periudhën në mes 17 dhe 24 prilit, ku sipas Ramadanit u vranë rreth 400 civil shqiptar, e që nuk është denuar askush.

Postimi i plotë:

Salih Mustafa - Cali denohet sot me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale per rrahjen dhe torturimin e disa personave dhe vrasjen e nje personi. Prilli i vitit 1999 ka qene nje nga periudhat me te renda ndonjehere per Kosoven. Ne nje periudhe plot masakra, ajo e Gollakut mbetet nje nga me te pergjakshmet dhe me tronditeset ne mbamendjen tone kombetare. Mes 17 dhe 24 prillit forcat serbe kane vra rreth 400 civile shqiptare te Makocit, Koliqit, Dyzit, Grashtices, Sharbanit, Keqekolles, Marecit dhe Ballabanit. Pikerisht ne kete kohe dhe ne kete rajon pretendohet se edhe kane ndodhur krimet e Sali Mustafes. Asnje krim nuk duhet te relativizohet, mirepo kur per 400 shqiptaret e vrare nuk eshte denuar askush deri me tash, denimi kaq i rende i Calit eshte i padrejte dhe absurd. Eshte e padurueshme lehtesia me te cilen shkruhet nje aktakuze qe injoron kaq shume rrethanat e ngjarjeve. Eshte e paperballueshme te shqiptohet nje denim kaq drakonik, kur nuk ka drejtesi per krime 1 milion here me te renda.." ka shkruar Ramadani.

Lajme të ngjashme