Ramadani me pyetje për deputetët shqiptarë në RMV nëse Stoilkoviq bëhet ministër
“Një nga rrezikuesit e paqes”, e quajti ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, politikanin pro-serb në Maqedoni të Veriut i cili është përfolur edhe për ministër në qeverinë e re maqedonase.
Ramadani teksa shtjelloi atë si akterë pro-rusë në rajon, u ngriti pyetje edhe deputetëve shqiptarë në veri “se si do të silleni?” në eventualitetin e ardhjes së tij ministër në qeverinë e re maqedonase.
Postimi i Ramadanit:
Ivan Stoilkoviq është një nga rrezikuesit e paqes në Ballkan.
Ai duhet të ndëshkohet dhe jo të promovohet në detyrën e Ministrit në Maqedoninë e Veriut.
Edhe më keq, kur për të duhen edhe votat e shqiptarëve në Kuvendin në Shkup.
Ivan Stoilkoviq është puthador i Vulinit dhe Dodikut në besnikërinë e tyre për Putinin.
Kështu, qëllimi i këtyre rrezikuesve ballkanik nuk është as demokracia, as stabiliteti.
Qëllimi është axhenda ruse kundër Ballkanit, posaçërisht kundër shqiptarëve.
Kur Aleksandar Vulin mori rrugën për në Moskë, u shoqërua nga Milorad Dodik i Bosnje e Hercegovinës dhe nga Ivan Stoilkoviq i Maqedonisë së Veriut.
Më 25 maj 2023 u mbajt Konferenca e Sigurisë në Moskë, ndërsa më 11 korrik 2023 Vulin u fut në Listën e Zezë të SHBA-së.
Ndërkaq, bashkëpunëtori i tii, Ivan Stoilkoviq, po merr rol të rëndësishëm në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
Si do të sillen deputetët shqiptarë në Shkup?