Ramadani: Në Kosovë nuk ka opozitë të strukturuar - NACIONALE

Ramadani: Në Kosovë nuk ka opozitë të strukturuar

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka kritikuar opozitën në Kosovë.

Ai ka thënë se nuk është opozitë e strukturuar.

Postimi:

Në Kosovë nuk ka opozitë të strukturuar. Ka parti që nuk janë në pushtet, por ato assesi nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe as qëllimet e përbashkëta.

Që nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, partitë jopushtetare nuk kanë arritur të ndërtojnë koncept e platformë të përbashkët. Kështu, nuk i kanë dhënë qytetarëve një alternativë, nuk i kanë dhënë qytetarëve besimin se ato mund të ndërrojnë pushtetin tashmë shumëvjeçar të LV-së.

Në vend se të ndërtojnë qasje të përbashkët, partitë jopushtetare kanë vazhduar të shohin vetëm veten në mënyrë të ndarë dhe nuk kanë dhënë opsion tjetër qeverisës e institucional. Në periudhën e fundit, kanë ndodhur disa takime të ndara midis LV-së dhe PDK-së e LDK-së për çështjen e Presidentit. Uroj që këto takime të nxjerrin ‘tymin e bardhë’ më në fund, me qëllimin që Kosova të mos shkojë edhe njëherë në zgjedhje. Pasi që këto parti jopushtetare kanë filluar diskutimet me LV-në për Presidentin, besoj se do të ishte mirë që këto negociata të dalin ë suksesshme.

Në të kundërtën, besimi qytetar do të tronditej edhe më shumë dhe kjo do të çon tek një apati politike qytetare.

Lajme të ngjashme