Ramadani ka paditur deputetin e VV-së Arbër Rexhaj për “shpifje”
Ish-kryeinspektori i AKI-së padit deputetin e VV-së për shpifje Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka njoftuar se ka paditur deputetin e Levizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj.
Ramadani me një postim në “Facebook” tha se e ka paditur Rexhajn për shpifje dhe fyerje. “Sikurse e kam paralajmëruar, deputeti Arbër REXHAJ do të përballet në Gjykatë me shpifjet dhe fyerjet ndaj meje.Jam i lumtur që do të përfaqësohem nga “ACCESS LAË OFFICE”, përkatësisht nga avokati Burim HALILI dhe juristja Kaltrinë HYSENI, në proces gjyqësor!
Besoj që Gjykata do të merr vendim meritor.”, shkruan Ramadani.
E plotë:
Sikurse e kam paralajmëruar, deputeti Arbër REXHAJ do të përballet në Gjykatë me shpifjet dhe fyerjet ndaj meje.
Jam i lumtur që do të përfaqësohem nga “ACCESS LAW OFFICE”, përkatësisht nga avokati Burim HALILI dhe juristja Kaltrinë HYSENI, në proces gjyqësor!
Besoj që Gjykata do të merr vendim meritor.