Ramadani e "bombardon" Kurtin: Ua piu gjakun servilëve, e pranoi fusnotën e autonominë për Kishën - NACIONALE

Ramadani e "bombardon" Kurtin: Ua piu gjakun servilëve, e pranoi fusnotën e autonominë për Kishën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shkodran Ramadani, politolog me profesion, ka shkruar një status në të cilin e ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti.

Z. Ramadani ka shkruar se Kurti ua ka shpërdoruar djersën e ua ka pirë gjakun me një kupë në vilën luksoze të Titos.

“Per krejt servilet symbyllur e me kurriz te kerrusur ndaj njeriut qe ua shperdoroi djersen dhe ua piu gjakun me nje kupe ne vilen luksoze te Titos, ne preherin e Aleksander Vucicit, vetem nje perkujtim i vogel: pronari i shpirtrave dhe mendjeve tuaja ka rene ne ujdi me Aleksandrin e tij se ‘se duhen te zbatohen te gjitha marreveshjet e arritura deri me tash’. Mes tjerave marreveshje, aty eshte edhe marreveshja e perfaqesimit te Kosoves me fusnote ne forume rajonale e nderkombetare.” – shkroi fillimisht z. Ramadani.

Tutje, politologu Ramadani ka shkruar se Kurti është pajtuar që t’i jepet autonomi Kishës Ortodokse Serbe.

“Pra, sipas perkushtimit te Albin Kurtit per t’ia dhene Serbise autonomine e Kishes sipas modelit te vellait te tij politik, Abazovic, Zajednicen pa e marre njohjen nderkombetare, por duke e genjyer popullin e tij ne gjithfare formash nepermjet sherbetoreve te dikurshem te Sllobodan Milloshevicit, Kosova do te perfaqesohet edhe me tutje me fusnote.” – shkroi z. Ramadani.

Lajme të ngjashme