Ramabajës i pëlqen sondazhi i “Valicon”: 100 për qind me projeksionin që kam bërë
Sadri Ramabaja, analist në RTV Dukagjini dhe aktivist i VV-së, ka publikuar një status, në të cilin ka komentuar sondazhin e “Valicon”-it, kompani që u financua nga GEN-i.
Ramabajës i ka pëlqyer rezultati i sondazhit, ku VV-ja doli 52 për qind.
Madje, ai është shprehur optimist se rezultati do të thellohet edhe më tutje.
“Ky sondazh përputhet pothuajse 100% me projeksionin që unë kam bërë publik në Debat Plus para pak ditësh.
Por me motorët e ndezur të VV-së, në kohën e mbetur deri më 9 shkurt 2025, këto të dhëna thellohen” – ka shkruar ai.