Ramabaja voton "vertikalisht" e "me kënaqësi" për zgjedhjet në Vetëvendosje
Po vazhdon procesi i votimit në ‘organizatën më të madhe’ politike në vend - Vetëvendosje - për zgjedhjet partiake.
Të drejtën e votimit e ka shfrytëzuar edhe përkrahësi i VV-së, Sadri Ramabaja.
Ramabaja në postimin e tij në Facebook, ka bërë të ditur se ka votuar “me kënaqësi” në këto zgjedhje.
“Ushtrimi i demokracisë së brendshme në VV është siguria për funksionalizimin e saj në nivel të Republikës. Sot me kënaqësi votova për drejtuesit e dy niveleve brenda VV-së.”, ka shkruar ai.
Ndryshe VV po kritikohet për mungesë të demokracisë brenda partisë për shkak se Albin Kurti nuk ka asnjë kundërkandidat për të parin e VV-së.
