Ramabaja: Që nga viti 2007, SBAShK-u është 'filial' i SHIK-ut - NACIONALE

Ramabaja: Që nga viti 2007, SBAShK-u është 'filial' i SHIK-ut

1 javë më parë

nga NACIONALE

Analisti Sadri Ramabaja, gjatë një debati në emisionin 'Pressing' në T7 ku po diskutohet për grevat e sindikatave të sektorit publik, ka hedhur akuza të ashpra drejtë këtyre të fundit.

Ai ka pohuar se sindikatat në Kosovë janë të manipuluara duke i cilësuar si degë të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Unë jam ideologjikisht pro-sindikatave, por sindikatat tona janë të politizuara, janë degë e Partisë Demokratike. Janë tërësisht të manipuluar. Por të manipulohet me fëmijë politikisht, ky është manipulimi më i madh”, tha Ramabaja.

Ai akuzoi sindikaten e SBAShK-ut se para vitit 2007 ka qenë e afërt me LDK-në dhe më pasë është bërë pjesë e ‘filialit’ të PDK-së dhe SHIK-ut.

“Duke e njohur kryesinë e kësaj sindikate dhe duke e ditur se gjatë viteve 90’ ka qenë filiale e LDK-së, dhe prej 2007 e PDK-së dhe e SHIK-ut, unë mund të them se kanë bërë shantazh”, tha ai po ashtu.

Lajme të ngjashme