Ramabaja pretendon se ambasadori amerikan është prapa me kohë: Zoti Hill, tani jemi në vitin 2022 - NACIONALE

Ramabaja pretendon se ambasadori amerikan është prapa me kohë: Zoti Hill, tani jemi në vitin 2022

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe analisti dhe përkrahësi i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, ka dalë kundër ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill pas deklaratave të tij për takimin e Kurti me Vuçiqin.

Ramabaja pretendon që qytetarët e Kosovës, ambasadorin Hill e njohin veç nga vizita e tij në Shtabin e UÇK-së dhe takimit të tij me ish-presidentin, Ibrahim Rugova.

Ramabaja dyshon që Hill po dëshiron një status autonom të Kosovës brenda Serbisë, por sipas Ramabajë, Hill duhet ta kuptojë që është viti 2022.

... Qytetarëve të Kosovës më shumë ju kujtohet portreti i Kristofer Hillit nga vizitat e punës në selinë e Shtabit të UÇK-së në Kleçkë, e sidomos ato kur kishte nxjerrë Ibrahim Rugovën nga “kështjella” e tij dhe po e shetiste nëpër fshatrat-gërmadhë të Malishevës, me shpresë se do të bindej pala shqiptare për farë statusi të autonomisë brenda Serbisë! Zoti Hill tan jemi në vitin 2022!”, ka shkruar ai në Facebook.

Përndryshe deklarata e ambasadorit Hill se Serbia ishte palë e përgatitur ndërsa Kosova jo, nxiti shumë reagime në Kosovës.

Po ashtu, kritikat e Hill ndaj Kurtit, shkaktuan ofendime të shumta në drejtim të njërit nga persona kyç në shtet-formimin e Kosovës.

Lajme të ngjashme