Ramabaja për protestën e PSD-së: Qytetarët nuk i zëvendëson dot tymi i zi - NACIONALE

Ramabaja për protestën e PSD-së: Qytetarët nuk i zëvendëson dot tymi i zi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, ka reaguar ndaj protestës së Partisë Socialdemokrate (PSD) të mbajtur të shtunën, kundër themelimit të Asociacionit.

Ramabaja ka komentuar hedhjen e tymit të zi dhe vendosjen e flamujve të bardhë në objektin e qeverisë nga protestuesit.

Ai në Facebook ka thënë se flamujt mund të zëvendësohen, por tymi i zi nuk i zëvendëson qytetarët, duke aluduar se qytetarët jaën të vendosur në përkrahjen e Qeverisë Kurti.

Flamujt e Kosovës, po, mund të zëvendësohen me flamuj të bardhë. Por, qytetarët nuk i zëvendëson dot tymi i zi.” – ka shkruar ai.

Kujtojmë se të shtunën me 25 mars, PSD mbajti protestës në Prishtinë për të kundërshtuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lajme të ngjashme