Ramabaja për debatin rreth arrestimit të Thaçit: Debat që i takon të shkuarës
Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i LVV-së, ka shkruar për debatin televiziv ku dje ishte i ftuar. Duke komentuar debatin në Pressing të T7, që mbante titullin “Specialja dhe konspiracioni i arrestimit të Thaçit”, Ramabaja e ka cilësuar si “deja vu”, pra si ngjarje e përjetuar edhe më herët.
Ai ka theksuar se debati ishte mbi një temë të së shkuares.
“Dejavy…
Një debat për një çështje që tashmë i takon të shkuarës...dhe për një kauzë të re politike...” – komentoi Ramabaja, duke e shkruar gabimisht termin deja vu.
Kujtojmë që prapaskenat e arrestimit të ish-presidentit Hashim Thaçi u riaktualizuan pasi Richard Grenell, ish-emisari i ish-presidentit Trump, shkroi disa cicërima në Twitter.
