Skandalizon Ramabaja, e quan Lajçakun avokat të Serbisë
Aktivisti i Vetëvendosjes, njëherit analist në televizionet tona, Sadri Ramabaja, duket se u bë shumë nervoz me deklaratat e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, që ky i fundit i bëri menjëherë pas takimit dy orësh me Kurtin.
Lajçak para mediave tha se është ende herët të bëjmë deklarata dramatike, duke treguar se pas pak orëve do të jetë në Beograd, së bashku me 4 përfaqësuesit e tjerë perëndimor.
E kjo deklaratë sipas Ramabajës, përbën bazë, fillimisht për përjashtimin e tij nga dialogu, e më pas për nisjen e hetimeve ndaj tij, me pretekstin se ai po mban anën e Serbisë. Ramabaja madje Lajçakun e quajti edhe "Avokat të Serbisë".
Për të ilustruar situatën, Ramabaja ka marrë shembullin e Oliver Varheylit, ndaj të cilit Parlamenti Evropian ka filluar hetimet, nën dyshimet se i njejti kishte mbajtur anën e Serbisë, sa i përket negociatave për zgjerim.
Nuk dihet nëse kjo kërkesë e Ramabajës, për shkarkim e hetim të Lajçakut do të merret parasyshë nga Parlamenti Evropian.
Ajo që dihet është se Lajçak tashmë ndodhet në Beograd, së bashku me Escobar e të tjerët, pas bisedës më shumë se dy orëshe me Kurtin në Prishtinë.
Statusi i plotë i Ramabajës:
Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak pas takimit të pesshes diplomatieke perendimore me kryeministrit e Republikës, Albin Kurtin:
"...Është shumë herët të bëjmë ndonjë deklaratë dramatike sepse jemi në mes të misionit dhe do vazhdojmë në Beograd."
Koment
Kjo deklaratë skandaloze është më shumë produkt i ndërdijes së një avokati të Serbisë, se sa i vetëdijes së një përfaqësuesi diplomatik të BE-së!
Pas kësaj deklarate, më në fund, Parlamenti i BE-së duhet të inicojë procesin e largimit të tij, krahas kërkesës për fillimin e hetimve, ngjashëm siç ka vepruar ndërkohë me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, pasi kishte konstatuar se ai po favorizonte Serbinë gjatë negociatave të zgjerimit të bllokut.
Miroslav Lajçak krahas Aleksandar Vuçiqit vazhdon të jetë tepër i interesuar që plani franko-gjerman të shpallet, që pa filluar dialogu i mirëfilltë rreth tij, si projekt i dështuar. Kjo strategji është në shërbim të Serbisë.