Ramabaja në gjuhën ruse, jep intervistë në Azerbajxhan: “ShBA po vendos në pikëpyetje paprekshmërinë e kufijve” - NACIONALE

Ramabaja në gjuhën ruse, jep intervistë në Azerbajxhan: “ShBA po vendos në pikëpyetje paprekshmërinë e kufijve”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Telenalisti Sadri Ramabaja e ka bërë sefte edhe gjuhën ruse duke dhënë intervistë në një portaltë Azerbajxhanit.

Këtë lajm të madh e bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.

”Intervista ime dhënë portalit informativ dhe analitik në gjuhën ruse të Azerbajxhanit - Minval Politika, i themeluar në janar 2013”, shkroi Ramabaja.

Në atë intervistë Ramabaja ‘analizon’ qasjen e administratës së Donald Trump, duke u marrë me deklarimet e Sekretarit të Mbrojtjes, për çka tha se po vihet në pikëpyetje “paprekshmëria e kufijve” dhe rendi ndërkombëtar.

“Në Bruksel, Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se rivendosja e kufijve të Ukrainës në nivelet e vitit 2014 nuk ishte në tavolinë, gjë që efektivisht vë në pikëpyetje parimet e mëparshme të paprekshmërisë së kufijve midis shteteve. Një qasje e tillë mund të çojë në një rishikim të rendit ndërkombëtar të vendosur dhe të përshpejtojë formimin e një rendi të ri botëror në të cilin fuqitë më të mëdha botërore - SHBA, Kina, Rusia, India - do të luanin një rol kyç”.

Kryesisht në këtë intervistë merret me çështje të Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Lajme të ngjashme