Ramabaja mundohet ta mësojë ShBA-në: Koha për rishikimin e politikës së jashtme të ShBA-ve ndaj Ballkanit
Analisti Sadri Ramabaj, i cili njihte si mbështes i madh i Albin Kurtit, po tenton ta mëson edhe SHBA-në se si të sillet në raport më Ballkanin.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka paralajmëruar se një analizë të plotë rreth kësaj çështje do ta botojë së shpejti.
Sipas tij, sjellja e Vladimir Putunit dhe Aleksander Vuçiqit meritojnë një tjetër përgjigje nga ShBA-ja.
“Në rrethanat e reja që po imponon diktatori rus Vlladimir Putin përmes vasalit të tij në Ballkan, presidentit serb, në raportet me Perendimin në përgjithësi dhe me europianët në veçanti, një përgjigje e merituar e SHBA-ve do të mund të shërbente si preventiva më e mirë kundër prishjes së rendit dhe paqes në Europën Juglindore dhe më gjerë”, ka shkruar Ramabaja.