Ramabaja me "analizë gjeopolitike", flet për Gazën, Hezbollahun, Iranin e një front të tretë
Sadri Ramabaja, aktivist i VV-së dhe analist, ka shkruar një status në stil prej një analisti të politikës ndërkombëtare. Më saktë, Ramabaja ka tentuar të luajë rolin e një analisti të gjeopolitikës, ashtu siç e mban emrin edhe OJQ-ja e tij, të cilin analisti krenarisht e ka cilësuar si “Instituti shqiptar për gjeopolitikë”.
Autori i një libri mbi gjeopolitikën, pra z. Ramabaja, ka shkruar ca rreshta në lidhje me luftën në mes Izraelit e Hamasit. Ai ka paralajmëruar se në “orët në vijim pritet të ndodhë pushtimi i furishëm i Gazës nga ushtria e Izraelit në ndjekje të Hamasit”.
Sidoqoftë, Ramabaja nën petkun e “analistit të gjeopolitikës”, ka alarmuar edhe për pamje apokalipsi dhe mundësinë e një “fronti të tretë” në Bregun Perëndimor. Në ekuacionin e përshkallëzimit, Ramabaja e ka përmendur edhe Hezbollahun e Iranin.
“Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian paralajmëroi se, nëse sulmi i Izraelit në Gaza vazhdon, lufta mund të fillojë në "frontet tjerë".
Hyrja e Hezbollahut në konflikt do të shënonte gjithashtu një përshkallëzim dramatik të luftës.
Një front i tretë mund të hapet më pas në Bregun Perëndimor.” – shkroi Ramabaja, ndër të tjera.