Ramabaja me akuza të rënda për Kushtetuesen: Është kështjellë e PDK-së, drejtësia është në duar të pronto-mafisë - NACIONALE

Ramabaja me akuza të rënda për Kushtetuesen: Është kështjellë e PDK-së, drejtësia është në duar të pronto-mafisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti dhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja duket të jetë mjaft i nervozuar pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli si anti-kushtetues ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ai ka hedhur akuza të rënda ndaj këtij institucioni të lartë, duke pretenduar se është “shndërruar në kështjellë të PDK-së”.

“Unë kam një përshtypje që Gjykata Kushtetuese aktualisht është shndërruar në një kështjellë të PDK-së. Krejt aktivitetin e saj e bën në emër të pengimit të formës së drejtësisë.” – ka thënë ai.

Ramabaja nuk është ndalur me kaq, ai ka pretenduar se sistemi i drejtësisë është në duar të “pronto-mafisë”.

“Ky vendim i Kushtetueses do të kthehet në boomerang, sepse të gjitha këto vrejtje që kanë dhënë, po të dëgjonin këshilltar e mia si politolog do t’i plotësoja një nga një, çfarë do të bëjë pastaj. Thjesht ,ekmi blerë kohë për t’i lënë KPK-në dhe drejtësinë ne duar të pronto-mafisë.” – tha ai.

Në fund, Rambaja shtoi: “Fakti real që është sistem i drejtësisë i dështuar, i kalbur, i kapur, por nuk po e pranojmë reformën që po e bën mazhoranca që ka ardhë në pushtet përmes këtij drejtimi”.

Gjykata Kushtetuese në një aktgjykim të publikuar të premten ka konfirmuar se e ka shpallur antikushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial, kërkesën për vlerësimin e së cilit e kishin bërë dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.

“Aktgjykimi sqaron që kërkesat e parashtruesve të kërkesës janë parashtruar në Gjykatë bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 të Kushtetutës dhe se kjo kategori e kërkesave ka karakter suspenziv, përkatësisht ligji i tillë mund t’i dërgohet Presidentit të Republikës së Kosovës për shpallje vetëm pas vendimmarrjes së Gjykatës dhe në pajtim me modalitetet e përcaktuara në vendimin final të Gjykatës për rastin e kontestuar. Në kontekst të praktikës së saj gjyqësore, siç është shtjelluar edhe në Aktgjykim, Gjykata vlerëson që marrë parasysh natyrën e dispozitave të Ligjit të kontestuar të shpallura në kundërshtim me Kushtetutën dhe faktin që pjesa tjetër e Ligjit të kontestuar do të ishte vështirë e zbatueshme pas shpalljes së dispozitave të lartcekura si të pavlefshme, Ligji i kontestuar, në shërbim të parimit të sigurisë juridike, duhet të shpallet i pavlefshëm në tërësinë e tij.” – thuhet ndër të tjera në Aktgjykim.

Ndërkohë, ministrja Haxhiu në një konferencë për media e kishte quajtur “absurd” vendimin e Kushtetueses.

Është absurde se si Kushtetuesja e gjeti si ndikim të politikës, që në KPK të jetë një anëtar nga Avokati i Popullit, derisa Komisioni i Venecias këtë e ka konsideruar në raport me standardet ndërkombëtare. Pse Gjykatës Kushteutese ju deshën 9 muaj për të nxjerrë këtë Aktgjykim. Pse na morën 9 muaj? Pse iu nevoitën kaq shumë kohë?.” – kishte thënë ajo.

Lajme të ngjashme