Ramabaja kërkon nga Shqipëria të reagojë pasi Veriu i Kosovës një ditë mund të jetë i Shqipërisë
Anëtari i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja ka bërë një deklaratë të rëndë ndaj shtetit të Kosovës, duke thënë se “nuk e shoh Kosovën si Republikë të përjetshme”.
Rambaja këtë deklaratë e ka bërë për MCNTV.AL, ku ka folur për qasjen e Shqipërisë ndaj Kosovë.
Ai ka thënë se Shqipëria është dashur të reagojë kur situata në veri ishte e tensionuar pasi që Veriu i Kosovës një ditë mund të jetë i Shqipërisë.
“Fakti që diplomacia është vënë në lëvizje dhe plani franko-gjerman është pranuar nga dy krerët e shteteve, i jep të drejtë Kryeministri shqiptar se gjërat kanë filluar të lëvizin në drejtimin e duhur.Betejat po zhvillohen për rregullimin e brendshëm të Republikës. Shqipëria për herë të parë është anëtare e Këshillit të Sigurimit dhe do mund ta shfrytëzonte jashtëzakonisht mirë këtë pozicion që ka si anëtare e përhershme.” – ka thënë ai.
“Në dhjetor do të ishte ideale që kërcënimin për luftë dhe marshimin në kufijtë e Kosovës, ta kthente në pikë kryesore të rendit të ditës.Veriu i Kosovës, është pjesë e hapësirës nacionale. Nuk e shoh Kosovën si Republikë të përjetshme dhe nesër fare lehtë mund të jetë pjesë e Federatës Shqiptare, ndaj pres më shumë nga politika shqiptare.” – ka theksuar Ramabaja.
Nuk është hera e parë që Ramabaja e shpreh dëshirën e tij për një “Federatë Shqiptare”.