Ramabaja i shton 6.3 për qind të tjera rritjes reale(3.7) ekonomike të këtij viti - NACIONALE

Ramabaja i shton 6.3 për qind të tjera rritjes reale(3.7) ekonomike të këtij viti

3 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Analisti i afërt me VV-në, Sadri Ramabaja, siç duket nuk ka idenë më të vogël për shifrat në çerekun e parë të këtij viti të rritjes ekonomike të vendit.

Gjatë një debati në emisionin Pressing në T7, Ramabaja deklaroi se ekonomia e Kosovës ka pësuar rritje 10% këtë vit duke aluduar në një deklaratë të pathënë nga guvernatori i BQK-së.

“Ekonomistët e mirëfilltë të Bankës Botërore e kanë pranuar rritjen ekonomike të Kosovës 10. diçka për qind.” – tha Ramabaja në Pressing.

Sipas Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, rritja ekonomike në Kosovë për këtë vit është rreth 3.7 për qind.

Mehmeti, ka thënë se rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2022 është rreth 3.7 për qind dhe jo 4.9 për qind siç deklaroi kryeministrit Kurti.

Lajme të ngjashme