Ramabaja i jep mësim BE-së me pak histori, thotë se është koha ta pranojë se Serbia nuk i përket Perëndimit - NACIONALE

Ramabaja i jep mësim BE-së me pak histori, thotë se është koha ta pranojë se Serbia nuk i përket Perëndimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti i afërt me pushtetin Sadri Ramabaja ka komentuar në një mënyrë mjaft interesante takimin e sotëm në Ohër.

Përmes një postimi në Facebook, Ramabaja ka kujtuar kohën e përballjes së ushtrisë austriake me forcat osmane, me Pjetër Bogdanin si faktor vendimtar.

“Aty ku përfundon shtrirja e gjeografisë shqiptare, aty përfundon civilizimi perendimor dhe fillon Lindja. Kështu, pak a shumë, shkruante Pjetër Bogdani ynë sa ishte kryepeshkop i Dioqezës së Shkupit. Kronisti austriak që raporton për bashkangjijen e faktorit shqiptar ushtrisë austriake në përballje me forcat osmane, në krye të të cilit plan ishte Bogdani si faktor vendimtar i këtij bashkëveprimi, kur ai vdiq, më 6 dhjetor 1689, me dhimbje e mesazh kuptimplotë shkruante se "me vdekjen e Pjetër Bogdanit iku edhe fati ynë në tokë",- ka shkruar Ramabaja.

Ai më tej ka shtuar se në Ohër është rikthyer fryma e Pjetër Bogdanit, duke thënë se është koha që Brukseli ta pranojë se Serbia nuk i përket Perëndimit.

Fryma e Pjetër Bogdanit sot sikur u rikthye në Ohër. Iluzionet se Serbia i përket Perendimit, përfundimisht rikthehen në vendin e vet: në sirëtarët e iluzioneve. Brukseli duket se, tok me ndërgjegjësimin në raport me iluzionet e saj për Serbinë, ka ardhur koha ta pranoj edhe rikthimin gradual të frymës së Bogdanit në Prishtinë,”- ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme