Ramabaja beson se Krasniqi dhe Abdixhiku janë "partnerët alternativë" për Asociacionin - NACIONALE

Ramabaja beson se Krasniqi dhe Abdixhiku janë "partnerët alternativë" për Asociacionin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, ka vazhduar sulmet ndaj kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ramabaja përsëri ka përmendur vizitën e Krasniqit dhe Abdixhikut në SHBA që sipas tij, ka të bëjë me “partnerët alternativë” për formimin e Asociacionit.

Ai ka thënë se pas kthimit nga SHBA ata po i ngjasonin me Ahmet Zogun.

Shkrimi i plotë i tij:

Vizita e dyshes drejtuese të PDK&LDK-së në SHBA në nëntorin e vitit që lam pas, më pat shpërfaqur para syshë pikërisht anatominë e atij trupi të pështirë politik që na vije sot në trajtën e "partnerit alternativ". Me tu kthyer ajo dyshe në vend, më ngjante se po ecte shesheve të Prishtinës si të ishte hije e dyzuar e Ahmet Zogut.

Nuk e kam të qartë se a i shkon statujës së dy liderëve spurdhjakë të LDK/PDK-së kostumi i Ahmet Zogut, apo ai i është rezervuar dikujt tjetër me shtat më të gjatë që t'na rikthejë mbretin pa kurorë si hijen e vdekjes në Prishtinën e vitit 2023?!

Kambanat e alarmit bien për ata që kanë vesh!

Lajme të ngjashme