Ramabaja flet për Serbinë e Vuçiqit, i kthehet histories së vitit 1875 – plus kallxohet modest
Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar dy deklarata, atë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në fakt, dy liderët e lartcekur, Ramabaja i ka quajtur të “fuqishmit” e Ballkanit.
Duke komentuar politikën e jashtme serbe, Ramabaja është kthyer në histori. Madje, është kthyer shumë larg. Saktësisht në vitin 1875, vit që shënjon fillimin e Krizës së Lindjes, të cilës Ramabaja i është referuar si Lufta e Lindjes.
“Serbia, si duket, po i rikthehet gjeopolitikës së saj për zgjerim në Perendim, që kishte hartuar elita serbe në prag të Luftës së Lindjes (1875), por, kësaj radhe, pa hequr dorë nga zgjerimi” – shkroi ai.
Përveç kthimit në historinë e para 148 vjetëve, Ramabaja në një moment është treguar edhe modest. Ai e përktheu deklaratën e kryeministrit shqiptar Rama, për të cilin përkthim nuk ka bërë pretendime të mëdha.
Për përkthimin e tij, ai shkroi se nuk pretendon se “mund të jetë më i miri i mundshëm”.