Ramabaja flet për fetë, thotë se ka problem me “islamin politik”
Analisti Sadri Ramabaja ka thënë se nuk ndonjë problem me fetë, por ka problem me “islamin politik”.
Duke treguar se ka lexuar shumë studime të perëndimorëve në lidhje me fenë islame në kohën moderne, i ftuar në Pressing në T7, ai ka thënë se islami është doktrinë e pastër vetëm 26%, kurse pjesa tjetër është interpretim.
Ndërsa ka treguar një rast, duke shfaqur një fotografi në një restaurant në Batllavë të Podujevës, Ramabaja ka shtuar se “islami politik” përdoret nga shtetet armike të shqiptarëve në trojet e tjera dhe kërkon ndërhyrje të shtetit.
“Në Batllavë pashë një plakë me veshje tradicionale të Llapit, por reja e saj e veshur me burkë. Djali ishte kokulur. Pra shihej se nuk kishte pajtime në mes të familjes,"- ka thënë Ramabaja, ndërsa ka shtuar se raste të tilla kërkojnë ndërhyrjen e shtetit.
"Pra nuk duhet të lejohet përçarja e familjes nga përdoruesit e islamit politik,”- ka thënë tutje ai.
