Ramabaja e publikon librin e vet ku krahasohet me Ukshin Hotin e Rexhep Qosjen
Sadri Ramabaja, analist në T7, por edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka disa muaj që ka botuar një libër me titull “Rikthimi i Gjeopolitikës”. Kopertinën e librit, z. Ramabaja e ka postuar dje në profilin e tij si fotografi të ballinës, por nuk ka shkruar asnjë fjali të vetme në lidhje me librin.
Aty bie në sy një fakt interesant. Në analizën mbi librin, të shkruar nga Grid S. Rroji, flitet me pietet rreth Sadri Ramabajës, të cilit vazhdimisht i referohen me titullin Dr.
Madje, aty theksohet se Ramabaja i takon një traditeje së mendimit politik kombëtar shqiptar, e cila traditë ka nxjerrë mendimtarë si Ukshin Hoti e Rexhep Qosja.
“Dr. Ramabaja renditet si një nga politologët më të arrirë të traditës së mendimit politik kombëtar shqiptar e cila ka nxjerrë mendimtarë dhe eseistë si Ukshin Hoti, Rexhep Qosja, Enis Sulstarova, Arbër Zaimi, Ambasador Shaban Murati dhe të tjerë.” – shkruan ndër të tjera z. Rroji.
