Ramabaja e lëshon studion “live”, mezi e ndal telefonin: Me rrugaçë nuk diskutoj
Sadri Ramabaja, analist në T7 dhe aktivist i VV-së, e ka lëshuar sërish emisionin në gjysmë.
Kësaj radhe “ikja” e Ramabajës është bërë gjatë një lidhje direkte në Klan Kosova.
Ramabaja, që tash mund të quhet ithtar i largimit nga studio, iku për shkak të një mysafiri në studio.
“Fare s’ka njohuri për mu dhe s’di kush jam unë. Nuk e gjeta veten, Sadri, në ato ofendimet e tua që i bone “intelektuale” në thonjëza, sepse ty të njoh mirë, edhe pse ti s’më njeh mu” – i tha mysafiri Ramabajës.
E këtu reagoi Ramabaja, duke i dhënë fund bisedës.
“Këtu përfundon debati me juve, tung. Jo, jo, me rrugaçë nuk diskutoj” – tha Ramabaja.