Ramabaja e krahason Serbinë me Hamasin: Paralelet janë të frikshme, kontrollohet direkt nga Rusia - NACIONALE

Ramabaja e krahason Serbinë me Hamasin: Paralelet janë të frikshme, kontrollohet direkt nga Rusia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i Vetëvendosjes, ka publikuar një shkrim, që ai e quan analizë, në portalin që ia financoi Qeveria e Kosovës, pra në Institutin Shqiptar për Gjeopolitikë. Në shkrimin e tij të gjatë, Ramabaja ka ngritur paralele në mes të Serbisë dhe Hamasit, organizatës që e kreu sulmin terrorist në Izrael më 7 tetor të këtij viti.

Tutje, Ramabaja shkruan se Serbia kontrollohet nga Rusia, ndërsa Hamasi nga Irani.

“Më lartë pohuam faktin notar se Serbia kontrollohet direkt nga Rusia, e cila vazhdon të jetë e interesuar për frontin e dytë të luftës në Ballkan. Hamasi është fakt gjithashtu notar se drejtohet direkt nga Teherani, që mbetet tejet i interesuar për dominim në rajon dhe është i përcaktuar qartë kundër ekzistencës së shtetit të Izraelit.” – shkruan Ramabaja.

“Sërish tok, Serbia dhe Hamasi, kanë edhe në këtë plan një të përbashkët: ato tashmë janë pozicionuar si struktura shtetërore e politke antiperendimore dhe aleate të Rusisë dhe Iranit, që aktualisht janë aleatët më të mëdhenj në përballje me Perendimin. Prandaj kjo paralele mes Serbisë dhe Hamasit, që ndërlidhet edhe me mentorët e tyre, tumirë fuqishëm sentencën se, gjeopolitika nuk njeh përcaktim ideologjik, por vetëm interesat shtetërore.” – shton Ramabaja.

Lajme të ngjashme