Rama në Paris: Hapa konkret për bashkëpunimin strategjik me Francën - NACIONALE

Rama në Paris: Hapa konkret për bashkëpunimin strategjik me Francën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Paris, ku do të zhvillojë një takim zyrtar me presidentin Emmanuel Macron.

Ai ka publikuar në Facebook pamjet e mbërritjes së tij, ku i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, kryeministri zbret nga avioni, ndërsa priten me një ceremoni zyrtare.

“Paris – Për një tjetër moment historik në politikën tonë të jashtme, vizitën dypalëshe nesër me Ceremonial Shtetëror, e para e këtij niveli në historinë e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës, ku do të hedhim hapa konkretë për forcimin e miqësisë dhe rritjen e bashkëpunimit strategjik me Francën”, shkruan Rama.

Lajme të ngjashme