Rama vazhdon kritikat ndaj BE-së: Nuk e humbëm besimin edhe kur u përballëm me shuplakën e padrejtë - NACIONALE

Rama vazhdon kritikat ndaj BE-së: Nuk e humbëm besimin edhe kur u përballëm me shuplakën e padrejtë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka ndalur kritikat ndaj BE-së as në Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim e Shqipërisë.

Në adresimin e tij, ai ka thënë se rruga e Shqipërisë deri në këtë konferencë nuk ka qenë e lehtë.

Ai ka thënë se pavarësisht mosmbajtjes se premtimeve nga ana e BE-së, Shqipëria nuk është ndalur së punuari në këtë drejtim.

Ne zgjodhëm t’i japin gjithçka Evropës. E bëmë sepse besojmë në këtë hapësirë paqeje dhe lirie. Por edhe sepse frymëzon një mënyrë tjetër të menduarit. Një mënyrë që shkëputet njëherë e përgjithmonë me të kaluarën. Evropa me vlerat, parimet e standardet e saj që është ajo që e bën të mundur një Ballkan tjetër. Një Ballkan i hapur i katër lirive të BE-së. Duke nisur nga sot, bisedimet nuk e bëjnë ëndrrën ton realit, por bëhet një realitet më i mirë për të ndjekur ëndrrën. Ajo që kemi arritur deri tani, është vetëm fundit i fillimit”, ka deklaruar ai, duke shtuar se Shqipëria kurrë nuk ka humbur besimin në rrugën e saj evropiane.

Të gjithë e dinë, rruga jonë nuk ka qenë e lehtë. Vitet e fundit kanë qenë një sagë e vërtetë mes punës së palodhur, premtime të pa-mbajtur dhe rinisjeve të vështira. Një përpjekje për të arritur majat dhe e kthyer poshtë herë pas herë si në ‘Mitin e Sizifit’. Ne vazhduam duke mos e humbur besimin edhe kur u përballëm me shuplakën në e padrejtë në fytyrë”, është shprehur Rama.

Lajme të ngjashme