Rama uron Nanon për ditëlindje: Ka meritën e madhe që e ktheu partinë në një forcë me sy e me zemër nga Evropa - NACIONALE

Rama uron Nanon për ditëlindje: Ka meritën e madhe që e ktheu partinë në një forcë me sy e me zemër nga Evropa

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministrin i Shqipërisë, Edi Rama, ia ka uruar ditëlindjen ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Ai e ka quajtur Nanon lider historik të PS-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shkruar NATO ka meritën e madhe që e ktheu partinë tonë në një forcë me sy e me zemër nga Evropa.

“Në këtë ditë të shënuar të lindjes së tij - teksa pas hapjes së 4 kapitujve të tjerë të negociatave të anëtarësimit, po udhëtoj për të mbajtur një leksion në Kolegjin legjendar të Europës në Bruzh - më erdhi krejt natyrshëm dëshira që t’i uroj publikisht Fatos Nanos, liderit historik të Partisë Socialiste, një ditëlindje të gëzuar dhe jetë të gjatë 100 vjet❤️ Sot kur Shqipëria e sheh nga afër majën ku duhet të ngjitet pas një rrugëtimi të stërgjatë, dua të them se si pjesë e këtij rrugëtimi, Fatosi ka meritën e madhe që e ktheu partinë tonë në një forcë me sy e me zemër nga Europa dhe sikur ta mendosh për një moment, atë fazë të parë të historisë së Partisë Socialiste, në Shqipërinë e zhytur në vorbullën e rrumpallës demokratikase, pa Fatos Nanon në krye të saj, mendja të thotë se rruga jonë mund të kishte qenë shumë më gjatë🤷🏻‍♂️ Respekt, përqafime dhe gëzuar i dashur Kryeta”, ka shkruar Rama.

Lajme të ngjashme