Rama takon zyrtaren e lartë amerikane, flasin për mbrojtje kibernetike
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit në SHBA në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka takuar nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland, me të cilën ka diskutuar për disa çështje të rëndësishme.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka treguar se me zyrtaret e lartë amerikane ka diskutuar për agresionin iranian dhe planin e përbashkët të fuqizimit të mbrojtjes kibernetike dhe për bazën e re ushtarake detare.
“Me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland, për agresionin iranian dhe planin e përbashkët të fuqizimit të mbrojtjes kibernetike; portin e ri tregtar të Durrësit dhe bazën e re ushtarake detare; krizën energjitike dhe solidaritetin mes vendeve të aleancës pro Ukrainës për përballimin e saj; rolin e Shqipërisë në rajon, Ballkanin e Hapur si platformë paqeje dhe nevojën për përparim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi.”, ja shkruar Rama.