Rama sot vizitoi hapësiren ku do të ndërtohet Liceu Artistik në Kryeqytet
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në faqen e tij zyrtare, ka njoftuar se sot vizitoi hapësirën se ku do të ndertohet Liceu Artistik në Kryeqytet, projekt ky i cili përfshin ndërtimin e tri objekteve, ku e para është shkolla e muzikës “Prenk Jakova”, ndërsa më vonë do të ndërtohen shkolla e arteve pamore dhe ajo e dramës.
“Objektet do të ndërtohen me materiale që emitojnë zero karbon, duke ruajtur natyrën dhe ambientin. 
Kjo qasje synon të mbrojë shëndetin e nxënësve, stafit akademik dhe qytetarëve të Prishtinës. 

..Ky projekt reflekton përkushtimin tonë për infrastrukturë moderne dhe të qëndrueshme për edukimin artistik në kryeqytet. 
”