Rama: S’ka zhdukje apo rrjedhje të të dhënave - NACIONALE

Rama: S’ka zhdukje apo rrjedhje të të dhënave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Shqipëria nuk ka humbur asnjë të dhënë serioze pas sulmit kibernetik ndaj TIMS.

Rama u shpreh se agresori nuk ia ka arritur qëllimit dhe se nuk ka pasur zhdukje apo rrjedhje serioze të dhënash.

“Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm. Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin, fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash!

Sipas tij, nga ana teknike Shqipëria ka rezistuar më së miri, ndërsa politikisht ka bërë një investim tejet të dobishëm.

Lajme të ngjashme