Rama: Shqipëria ka pasur një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë - NACIONALE

Rama: Shqipëria ka pasur një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se Shqipëria sërish është goditur nga një sulm kibernetik nga Irani .

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se sulmi kibernetik është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS

Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, ka shkruar Rama.

Më 15 korrikun Shqipëria ishte bërë objekt i një sulmi të rëndë kibernetik, i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare.

Lajme të ngjashme