Rama shpërndan shkrimin e Grenellit për Thaçin në përvjetorin e Pavarësisë: Njollë në organin ndërkombëtar të drejtësisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë në tëitter urimin e emisarit special të Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell, për Pavarësinë e Kosovës e ku konsiderohet se mbajtja e Hashim Thaçit në paraburgim në Hagë, është e padrejtë.
Rama, ka shkruar “Absolutisht! Dhe sa më shumë të vazhdojë, aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë”, shkroi kryeministri shqiptar në X, duke shpërndarë postimin e zyrtarit të lartë amerikan.”
Absolutely! And the more it continues, the bigger the stain on the international justice body! pic.twitter.com/iLsFPBogW7
— Edi Rama (@ediramaal) February 17, 2025