Rama shkarkon drejtorin e Arsimit pas koalicionit me PDK-në
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkarkuar Samir Shahinin nga pozita e drejtorit të Arsimit në Komunën e Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shahini përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se mandati i tij në krye të Drejtorisë së Arsimit ka përfunduar me vendim të kryetarit Rama.
Ky shkarkim vjen pas marrëveshjes së koalicionit ndërmjet Ramës dhe PDK-së në Prishtinë.