Rama: Rugova dhe UÇK ishin si dy kokat e shqiponjës
Kryeministri Edi Rama, thotë se presidentët Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi, udhëhoqën politikën më të mençur për Kosovën.
“Ibrahim Rugova, sa më shumë që kalon koha, aq më dhumë duket më i madh dhe i bën të duken me të vogël ata që janë pjesë e kësaj historie.
Ka qenë gjenial në këtë pikë dhe gjatë gjithë kohës e ka ekspozu Serbinë totalisht sepse ka dalë nga piktura, nuk është futë në pikturë por ka dalë në pikturë dhe derisa në fund fare, por edhe Hashim Thaçi more, kur njëri ishte president tjetri kryeministër, ishte diplomacia më e mençur e Kosovës.
Ishte diplomacia më e pakontaminuar që nuk bënin këtë more ca janë këta amerikanët etjerë etjerë. Në atë periudhë Kosova shihej me admirim sepse ishte viktima që ulej në tavolinë dhe nuk kërkonte asnjë lloj revanshi vetëm kërkonte të shkëputej nga të gjitha lidhjet me Serbinë.
Sot vetë fakti, që në perceptim Kosova është bërë ana tjetër e sherrit”, thotë Rama.
Rama: Rugova dhe UÇK – si dy kokat e shqiponjës
Ai thotë se politika që udhëhoqi presidenti Rugova dhe rebelizmi i UÇK-së, janë si dy kokat e shqiponjës – të pandashme.
“Unë duke qenë jo ky që jam sot, por shumë më i papërgatitur për të bërë gjykime të kësaj natyre, më dukej shumë i tërhequr në kuptimin dhe për këtë arsye, kam qenë shumë më simpatizant i flaktë i UÇK-së, por me kohën kam kuptuar që pa Rugovën nuk do të kishte UÇK më pas.
UÇK ishte proces i përshkallëzimit nga një shtrat që u hap nga Rugova, ishte brezi i ri që donte zjarr dhe më pas ajo që thash është që këto të dyja, u bënë si dy rugovizmi po themi dhe UÇK dhe gjithë ajo që rodhi nga UCK u bënë si dy kokat e shqiponjës.
Rugova ka qenë vizionar, vizionarët nuk hynë shumë në detaje”, thotë Rama. /Nacionale/