Rama publikon dokumentin: Dejona Mihali e paska refuzu pranimin e padisë, a nuk i njeh institucionet e Kosovës? - NACIONALE

Rama publikon dokumentin: Dejona Mihali e paska refuzu pranimin e padisë, a nuk i njeh institucionet e Kosovës?

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Dejona Mihali e Lëvizjes Vetëvendosje ka refuzuar pranimin e padisë nga ai.

Në një shkrim në Facebook, ai e ka pyetur Mihalin se a i njeh institucionet e Kosovës.

“Dejona Mihajli e paska refuzu pranimin e padisë. Pse? A nuk i njeh institucionet e Republikës së Kosovës?

A nuk i njeh ligjet dhe të drejtat që i garanton shteti ynë?Apo ka qenë e zanun duke e mbrojtë LDK-në?

Ditën që Dejona Aleksander Mihajli del në mbrojtje të LDK-së, LDK-ja duhet me e kqyrë veten seriozisht në pasqyrë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme