Rama prezanton planin e transformimit të sheshit “Xhorxh Bush”: Muret e vogla që e rrethojnë katedralen do të hiqen - NACIONALE

Rama prezanton planin e transformimit të sheshit “Xhorxh Bush”: Muret e vogla që e rrethojnë katedralen do të hiqen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar sot projektin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”.

Në një konferencë për media, ai ka dhënë detaje për ndryshimet që do t`i pësojë qendra e qyteti.

Ai ka bërë me dije se muret e vogla që e rrethojnë katedralen do të hiqen.

“Nga RTK deri te Grandi do të krijohet një hapësirë me elemente të artit, elemente urbane. Ideja është që sheshet të jenë të sigurta për të gjitha moshat, e po ashtu të përshtatshme për artistë. Katedralja e cila është e rrethuar me mur të vogël, kemi propozuar të hapet dhe të jetë e hapur për të gjithë qytetarët. Në aspektin e materialit, do të largojmë elementet e asfaltit që nuk janë ambientale”, ka thënë Rama.

Gjithashtu ai ka folur për zgjatjet e sheshit prej Xhamisë Madhe deri të rrethi i flamurit.

“Ideja është që sheshi të zgjatet deri te Xhamia e Madhe, momentin kur ajo hapet, pasi aty do të ketë parking nëntokësor. Po ashtu do të ketë parking nëntokësor te rrethi me flamur, dhe një treg të ri. Rreth 75% e qytetarëve do të kenë qasje drejtpërdrejt te transformimet urbane”, ka thënë Rama.

Lajme të ngjashme