Rama pret Giorgia Melonin në Shëngjin, kryeministrja italiane shkon me helikopter
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka mbërritur para pak minutash në Shëngjin.
Aty është pritur nga kryeministri Edi Rama.
Kryetarja e qeverisë ka udhëtuar me helikopter nga Rinasi në Shëngjin, ndërsa do të nisë edhe inspektimin e qendrave të pritjes së emigrantëve.