Rama: Po të ishte Shqipëria “lavatriçe” e parave të pista, nuk do të mund të mbyllnim kapituj me BE-në - NACIONALE

Rama: Po të ishte Shqipëria “lavatriçe” e parave të pista, nuk do të mund të mbyllnim kapituj me BE-në

2 orë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave që e portretizojnë ekonominë e Shqipërisë si një “lavatriçe” të parave të pista.

Rama tha se, po të kishte në Shqipëri një “lavatriçe” që pastron para të pista, si do të mund ta mbyllte vendi tre kapituj me Bashkimin Evropian dhe si do ta lejonin të vazhdonte rrugën drejt BE-së.

Ai deklaroi se forcimi i institucioneve dhe roli i SPAK-ut tregojnë, sipas tij, rritjen e kontrollit të sistemit ndaj korrupsionit dhe trafiqeve.

“Diskutojmë që këtu ka një lavatriçe parash të pista, por kush do të na linte ne të vazhdonim të mbyllnim kapitujt me Bashkimin Evropian? Vetëm ideja që kjo mund të ishte e vërtetë do të kishte stopuar çdo gjë dhe do të ishim bërë objektiv i institucioneve të huaja. Risia është se sistemi ka prodhuar mekanizma të rinj dhe SPAK-u është pjesë e sistemit. Sistemi po lufton, sepse deri dje nuk luftonte. Nuk kishte balancat e brendshme për të garantuar imunitetin e vet, ndërsa sot lufton”, u shpreh Rama.

Lajme të ngjashme