Rama: Plani i Rritjes është në rrugën e duhur, jemi shpresëplotë që edhe më shumë gjëra do të ndodhin - NACIONALE

Rama: Plani i Rritjes është në rrugën e duhur, jemi shpresëplotë që edhe më shumë gjëra do të ndodhin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Forumin Strategjik të Bledit, kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh optimist në lidhje me të ardhmen e Bashkimit Evropian.

Duke komentuar planin e rritjes për të cilin foli presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen një vit më parë në të njëjtin forum, Rama diskutoi ecurinë e planit të propozuar të rritjes.

Ai theksoi se ky progres ushqen shpresën për zhvillime të mëtejshme, duke nënvizuar gjithashtu nevojën që të gjithë të përfshirët të punojnë me zell drejt anëtarësimit në BE.

“Një vit më parë, po në Forumin e Bledit, Ursula von Der Leyen tha se do të bënte një Plan të Rritjes, dhe ky plan është në rrugën e duhur pra jemi shpresëplotë që edhe më shumë gjëra do të ndodhin, ndërkohë që na duhet të gjithë të kryejmë punën për të qenë të gatshëm për të hyrë në BE. Është moment që ndihesh pozitiv për Bashkimin Evropian”, tha kryeministri shqiptar.

”U ndjeva i inkurajuar, sepse më në fund dëgjova dikë të thotë atë që e them që ditën e parë. Ishte puna e Putinit. Ishte Vladimir Putini që iu desh të pushtonte një vend, për të ndihmuar BE-në të kuptonte që jeton në një botë paralele. Ky është edhe titulli i Forumit a po jo?”, pyeti, Rama.

Lajme të ngjashme