Rama përmend Kosovën në konferencë me shefin e NATO-s
Kryeministri i Shqipërisë e Sekretari i NATO-s, dolën bashkë në një konferencë për medie, pas takimit të përbashkët.
Rama ka theksuar se përshkak të situatës së sigurisë që është krijuar së fundmi, duhet të konsiderohet pozicioni i Kosovës.
“Pata edhe njëherë shansin të them, nevojën për të konsideruar përfshirjen e Kosovë në partneritetin për paqen. Edhe kohët në të cilat jetojmë në këndvështrim tim është vërtetë e mençur që të konsiderohet”, ka thënë Rama.
Tutje, Rama është shprehur se ndihet krenar që Parlamenti i Shqipërisë ishte ndër të parët që miratoi protokollin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë.
“Ishte një moment historik për aleancën në përgjigje për luftën. Jam krenar që parlamenti shqiptar u bë një prej të parëve për të ratifikuar protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë. Qëndrojmë në forcë në solidaritet të plotë me Ukrainën dhe është e padiskutueshme mbështetja jonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, ka thënë kryeministri shqipëtar.