Rama për rusët që po lëshojnë vendin e tyre: Janë të mirëseardhur në Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se të gjithë rusët që nuk duan të shkojnë për të luftuar në Ukrainë janë të mirëseardhur në Shqipëri.
Kështu ka thënë kryeministri Rama kur u pyet se cili do të jetë qëndrimi i Shqipërisë nëse shtetasit rusë braktisin vendin e tyre për të mos ju bashkuar luftës.
“Janë të mirëseardhur, janë të mirëseardhur në Shqipëri.”, ka thënë Rama.
Ndryshe rusët po lëshojnë vendin e tyre, pas vendimit të presidentit Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm ushtarak.
