Rama për dënimin e Sveçlës nga Gjykata: Absurde, e turpshme, ky është standardi i pushtetit që flet për ligj - NACIONALE

Rama për dënimin e Sveçlës nga Gjykata: Absurde, e turpshme, ky është standardi i pushtetit që flet për ligj

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës për ta shpallur fajtor ministrin e brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla për përdorim të gazit lot sjellës në Kuvend.

Ai e ka quajtur absurd e të turpshme që ai i cili është ngarkuar me punë, që të sjell rend dhe ligj, është shkelës i tij, me vendim të gjykatës.

E plotë:

MINISTRI I BRENDSHËM I KOSOVËS QË DUHET TA GARANTOJË RENDIN, ËSHTË SHPALLUR FAJTOR PËR SHKELJEN E TIJ.

A po e kuptoni në çfarë absurdi shtetëror na ka sjellë Albin Kurti?

Ministri që duhet të garantojë sigurinë, dënohet nga drejtësia për përdorim të armës dhe mjetit të rrezikshëm.

Ky është standardi i pushtetit që sot na flet për ligj, rend dhe shtet.

Absurde. E turpshme.

Lajme të ngjashme